Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Grosso debuton me humbje, Ndoji sheh nga stoli disfatën

Fabio Grosso debuton me humbje në krye të stolit të Brescias, më këta të fundit që u mposhtën me rezultatin e thellë 0-4 në shtëpi, përballë Torinos, që u rikthye te fitorja e munguar prej 26 shtatorit.

Sfida nisi keq për vendasit, pasi në minutën e 17’ pati një top të prekur me dorë nga Cistana dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh për Torinon, teksa Belotti u tregua i saktë duke u dhënë avantazhin të tijve.

Në të 26-ën, ka sërish penallti për “granatat”, ndërsa edhe njëherë Belotti nuk gabon duke dyfishuar shifrat. Në fundin e pjesës së parë Mateju merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Brescian me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë, vendasit provuan të rihapnin takimin, por sërish kundërshtari u tregua më i saktë, duke gjetur rrugën e rrjetës me Berenguer në minutën e 75-të dhe 81-të.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...