Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Grumbullimi i Kombëtares U-19, dy futbollistë rrëfejnë objektivat e tyre me fanellën kuqezi

Kombëtarja shqiptare U-19 vijon me përgatitjet në grumbullimin 3-ditor me 23 lojtarë e ftuar. Këtë të martë është zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli mes grupit për të parë futbollistët e përzgjedhur në aksion.

Stafi teknik me trajnerët Armando Cungu dhe Ardi Behari janë duke punuar me një grup lojtarësh të vitlindjes 2005. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga jashtë dhe provohen për herë të parë me fanellën kuqezi.

Përshtypjet e para janë shumë pozitive dhe të gjithë lojtarët kanë treguar cilësi të mira, duke premtuar edhe në perspektivë. Disa prej tyre janë shprehur mjaft entuziastë për këtë mundësi duke folur për mikrofonin e Fshf.org.

Lexo edhe:

Një nga prurjet e reja është mesfushori i Hammarby-t në Suedi, Gent Elezaj, i cili vlerëson përgatitjet që po bën skuadra. Ai synon të fitojë shansin përmes vlerave të tij që të vazhdojë të jetë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave edhe në të ardhmen.

“Quhem Gent Elezaj, jam 17 vjeç dhe luaj me ekipin e Hamarby-t në Suedi. Luaj në pozicionin e mesfushorit me klubin. Ndihem shumë mirë që jam këtu, u gëzova shumë kur mora ftesën për këtë grumbullim të Kombëtares U-19 dhe ky grumbullim na shërben shumë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe me skuadrën. Çdo gjë sa i takon përgatitjeve po shkon shumë mirë, atmosfera është pozitive dhe me stafin teknik merremi vesh shumë mirë. Uroj të vazhdoj të jem pjesë e Kombëtares U-19 edhe në të ardhmen dhe synim im është që të bëj një rrugë të gjatë me Kombëtaren dhe fanellën kuqezi”, – thotë mesfushori 17-vjeçar në prononcimin e tij.

Lexo edhe:

Edhe mbrojtësi Ermal Meta i ka idetë e qarta për sa i përket synimeve të tij Ai vlerëson edhe kualitetin e grupit apo edhe punën e mirë që po bën stafi teknik. Për Metën, grumbullime të tilla janë mjaft pozitive për të krijuar frymën e grupit dhe për t’u njohur me lojtarët e tjerë. “Jam Ermal Meta, luaj me FK Tiranën dhe nuk është hera ime e parë me Kombëtaret e moshave. Sigurisht jam shumë i lumtur për këtë ftesë dhe që jam këtu, me djemtë po punojmë shumë mirë, janë thuajse të gjithë që vijnë nga jashtë vendit dhe duhet të njihemi më mirë, ndaj shërbejnë shumë këto grumbullime. Me Kombëtaren U-19 jam për herë të parë dhe ndonëse kam qenë më parë me ekipet e tjera Kombëtare të moshave, është një ndjesi shumë e bukur. Shpresoj shumë që të arrij të bind stafin teknik për aftësitë e mia dhe të vazhdoj këtë eksperienca me shpresën për të arritur deri në Kombëtaren A. Do të jap maksimumin në këtë grumbullim dhe të përgatitemi sa më mirë për turneun e ardhshëm zyrtar”, – u shpreh Ermal Meta.

Shumica e lojtarëve të ftuar për këtë grumbullim vijnë nga jashtë. Bëhet fjalë për futbollistë që janë vëzhguar në seleksionimet e fundit të organizuara nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare të FSHF. Ata do të testohen për herë parë me fanellën kuqezi.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...