Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Grumbullimi kuqezi/ Gjysma e Kombëtares nën urdhrat e Sylvinhos, “huazime” nga U19

Edhe pse jo e plotë, kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet në kuadër të ndeshjeve ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Kuqezinjtë luajnë në “Air Albania” përballë Moldavisë (17 qershor). Tri ditë më vonë do të zhvillohet transferta në Ishujt Faroe.

Objektivi është marrja e 6 pikëve të plota në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku bëjnë pjesë edhe Polonia e Çekia.

Lexo edhe: 

Në një lidhje direkte me SportNews nga “Shtëpia e Futbollit”, gazetari i SuperSport Jurgen Zela zbulon të fundit rreth situatës në skuadrën e Sylvinhos.

Në stërvitjen e sotme po marrin pjesë emra si Myrto Uzuni, Ylber Ramadani, Ernest Muçi, Armando Sadiku, Andi Hadroj, Armir Abrashi, Qazim Laçi, Adrian Bajrami, Anis Mehmeti, Enea Mihaj dhe Frederic Veseli.

Plus katër portierët Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Simon Simoni.

Ndërkohë, lojtarëve të Kombëtares në stërvitjen e sotme u janë bashkuar edhe 6 lojtarë nga Shqipëria U19 për të plotësuar grupin.

Në stërvitjen e datës 8 qershor (e enjte) pritet që grupi i Sylvinhos të jetë i plotë. I fundit që do të zbarkojë nën urdhrat e trajnerit brazilian do të jetë Kristjan Asllani.

Pasi Interi i tij luan të shtunën e 10 qershorit finalen e madhe të Champions League kundër Manchester City të Pep Guardiolës.

Lojtarët kanë nisur me disa ushtrime në palestër. Më pas zbritën në fushë, ku nuk munguan ushtrime të ndryshme tekniko-taktike.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...