Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Grumbullohet U-15, Dama: Lojtarët të ndjejnë peshën e Kombëtares

Shqipëria U-15 ka nisur sot grumbullimin 6-ditor në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Nën urdhërat e trajnerit Armand Dama janë thërritur 25 lojtarë, të cilët janë ndjekur më parë në seleksionimet e zhvilluara brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pas seancës së parë stërvitore, trajneri Armand Dama u ndal tek objektivat e këtij grumbullimi dhe planin e U-15 për të gjithë vitin 2019.

“Kemi një grup goxha të mirë, duke punuar bashkë do njihen më shumë dhe do të mësojnë shumë. Do kuptojnë filozofinë tonë dhe se çfarë kërkojmë ne për ekipin Kombëtar. Gjatë këtij grumbullimi do të zhvillojmë seanca stërvitore dhe ndeshje miqësore me ekipin rajonal të Durrësit dhe të Elbasanit. Qëllimi është që t’i bëjmë bashkë të gjithë lojtarët me cilësi, të punojmë shumë dhe të ndjenjë peshën e Kombëtares. Gjatë këtij do të luajmë ndeshje miqësore me Maqedoninë dhe Kosovën. Do të marrim pjesë në një turne të UEFA-s për datëlindjet 2005.”

Kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë të mërkurën një ndeshje miqësore me ekipin rajonal të Durrësit në orën 12:00, ndërkohë që të premten do të luajë ndeshjet e dytë miqësore me ekipin rajonal të Elbasanit në orën 10:30. Grumbullimi do të mbyllet ditën e shtunë në mesditë.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...