Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Grupazhe, mosmarrëveshje dhe pakënaqësi, PSG “fuçi baruti”

Përralla e Paris Saint-Germain nuk ekziston. Për ata që kishin ende dyshime nëse skuadra pariziene mund të haste probleme në krijimin e një grupi solid, ja ku vijnë edhe faktet. Problemet për trajnerin Pochettino janë të ndryshme dhe dhoma e zhveshjes së PSG-së i ngjan një fuçi baruti, me grupe të vogla lojtarësh dhe mosmarrëveshje të brendshme.

Në përpjekje për të hedhur dritë mbi situatën e liderëve të kampionatit francez, “L’Equipe” shkruan se janë dy grupe kryesore që udhëhiqen njëri nga Neymar dhe Messi, tjetri nga Mbappe. Por përplasjet janë edhe më të thella. Marrëdhënia mes portierëve Navas dhe Donnarumma është në pikën më të ulët. Alternimi i vazhdueshëm po i lodh të dy. Një episod u ndodhur në barazimit 0-0 ndaj Nice ka mbushur kupën.

Duke folur me kolegun e tij të Nice-s, Bulka, i cili mbante dorezat e të njëjtit sponsor teknik, Navas do t’i thoshte atij duke thumbuar Donnarumman: “Vetëm portierët më të mirë i kanë këto doreza”. Natyrisht, Donnarumma përdor një markë tjetër. Raporti i tyre është në nivelin më të ulët historik.

Përveç kësaj, disa lojtarë nuk janë të kënaqur me trajtimin preferencial që u bëhet disa prej futbollistëve kryesorë. Nuk ka lënë shije të mirë vendimi i stafit për t’i dhënë disa pushim Icardit, për shkak të situatës që po kalon me bashkëshorten e tij Wanda.

Trajtim i veçantë rezervohet edhe për Neymarin dhe Messin, duke krijuar anarki në terrenin stërvitor. Braziliani nuk u ndëshkua për një vonesë në stërvitje, ndërsa në një rast tjetër dy “yjet” nga Amerika e Jugut kishin vendosur të mos stërviteshin pa e njoftuar trajnerin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...