Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Grupi A luan ndeshjet e fundit, 3 skuadra synojnë çerekfinalet, spikat Peru-Brazil!

Copa America 2019-të, pak nga pak po hyn në fazën e saj më të rëndësishme. Sot në mbrëmje nis raundi i 3-të i ndeshjeve në grupe me 2 sfidat e fundit të grupit që do të luhen në një orar shumë të përshtatshëm edhe për tifozët shqiptarë pasi do të startojnë në orën 21:00. Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes do të luhet në Arena Corinthians në shtetin e Sao Paulos dhe është ajo mes Perusë dhe organizatorëve të Brazilit. Të dyja këto kombëtare janë pothuajse të kualifikuara pasi në 2 ndeshjet e para kanë grumbulluar nga 4 pikë ndërkohë që Seleçao mban kreun e grupit A falë goleavarazhit më të mirë. Me një barazim do të kualifikoheshin si Brazili ashtu edhe Peruja pasi edhe në rast fitoreje të Venezuelës ndaj Bolivisë do të barazoheshin tre skuadra në kuotë të njëjtë pikësh 5 por njëra do të avanconte më tej si një nga dy të ekipet e renditura të treta më të mira.

Tite pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm me shpresën se këtë herë sulmi do të zhbllokohet edhe pse Peruja nuk mund të konsiderohet kurrësesi një kundërshtar i lehtë, ku rreziku kryesor për 5-herë kampionët e Botës pritet të jenë dy sulmuesit veteranë Guerrero dhe Farfan. Në takimin Venezuela pasi ka ndalur në 2 barazime pa gola Perunë dhe Brazilin duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Bolivisë për të siguruar kualifikimin në çerekfinale. Sot është dita ideale që Salomon Rondon dhe Joseph Martinez të zhbllokohen. Të dyja takimet e fundit të grupit A do të keni mundësi t’i ndiqni live në Supersport në orën 21:00.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...