Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Grupi D me llogaritë ende të hapura, Italia luan për maksimumin

Eliminatoret e Kampionatit Europian 2020 do të vijojnë mbrëmjen e sotme, ku tre grupe të tjera do të luajnë edhe ndeshjet e fundit, ndonëse vetëm në grupin D gara për kualifikim është ende e hapur dhe tre skuadra luajnë për dy vende.

Kështu Italia do të presë në shtëpi Armeninë dhe ndonëse gjithçka në grup është vendosur, “të kaltrit” e Roberto Mancinit do të tentojnë suksesin e 10 në po kaq ndeshje eliminatore, duke vendosur një rekord historik për ta.

Po në të njëjtin grup, Greqia do ët presë Finlandën dhe Bosnja do të udhëtojë në Lihtenshtein, sfida këto që kanë rëndësi për të përcaktuar renditjen pas vendit të dytë.

Nuk ka më histori për t’u shkruar as në grupin F, ku Spanja e Suedia kanë siguruar kalimin më tej, ndërsa mbrëmjen e sotme iberikët do të presin në shtëpi Rumaninë dhe nordikët do të përballen me modestët e Ishujve Faroe.

Grupi D është ndër të paktit me llogari ende të hapura, teksa Danimarka, Zvicra dhe Irlanda do të luajnë për dy vendet që do të mund të vazhdojnë më tej në fazën finale të Kampionatit Europian.

Kështu Irlanda do të presë mbrëmjen e sotme Danimarkën kryesuese, por një fitore e britanikëve, do t’i çonte ata automatikisht në Europian, pasi do të barazonin me pikë skandinavët, por janë më të favorizuar me përballjet direkte.

Nga an tjetër, Danimarka mban kreun e grupit me 15 pikë, por që të shmangë surprizat, duhet që të mos humbë mbrëmjen e sotme në Irlandë. Më të lehtë e ka kualifikimin Zvicra, që mjafton të fitojë në transfertën ndaj Gjibraltarit dhe merr biletën për Europianin, pavarësisht rezultateve në ndeshjet e tjera.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...