Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Grupi i plotë në dispozicion të Brdaric, Vllaznia gati “të kthejë faqe” ndaj Korabit

Humbja me Bylisin turbulloi jo pak ambientin në klubin e Vllaznisë, me trajnerin Brdariç që bëri gati valixhet për të ikur nga Shkodra, por një bisedë e gjatë me lojtarëve e drejtuesve, bëri që gjithçka të vijonte si më parë.

Futbollistët kuqeblu morën përgjegjësitë për momentin e vështirë që po kalojnë shkodranët dhe kërkuan qëndrimin e trajnerit, bashkë me premtimin se që nga ndeshja e radhës, situata do të ndryshojë.

Përballja e radhës është pikërisht ajo e të mërkurës ndaj Korabit në “Loro Boriçi”, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, një tjetër kompeticion që të siguron një biletë europiane, që është edhe objektivi sezonal i Vllaznisë.

Për ndeshjen ndaj dibranëve trajneri Brdariç ka në përbërje organikën e plotë, pasi edhe Marku e Isaevski, të cilët ishin në stol ndaj Bylisit, janë rikuperuar plotësisht e mund të luajnë nga minuta e parë.

Tekniku gjerman pritet të mos kursejë askënd për këtë 90-minutësh dhe të hedhë nga minuta e parë formacionin me të cilin dominoi Superioren për 15 javët e para të kampionatit dhe që nuk ka mundur ta përdorë më në vijim për shkak dëmtimesh e pezullimesh.

Kualifikimi për në gjysmëfinale është detyrim për shkodranët, pasi jo vetëm do t’i shkonin më pranë objektivit për të triumfuar në Kupë, por njëkohësisht do të rrisnin ndjeshëm moralin në prag të një transferte të vështirë si ajo ndaj Kastriotit në Kamëz, e planifikuar për në fundjavë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...