Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Grupi në EURO 2024/ Spalletti: Shorti mund të kishte shkuar më mirë, por të mos harrojmë kush jemi

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka folur së fundmi për shortin e Euro 2024, që i vë përballë skuadrave si Shqipëria, Spanja dhe Kroacia, në Grupin B.

Në kanalet zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), trajneri italian theksoi se shorti mund të kishte qenë më i mirë, por vazhdoi duke thënë se skuadra e tij nuk duhet ta harrojë historinë që ka pas.

Lexo edhe:

“Mund të kishte shkuar më mirë. Nëse shikoni grupin, mund të kishte shkuar më mirë. Ne e dimë se na presin shumë kundërshtarë të vështirë, por nuk duhet të harrojmë se jemi një ekip me histori në Europian, madje aktualisht jemi kampionët në fuqi”-u shpreh.

Më tej Spalleti shtoi se në Gjermani duhet të shkojnë për të luajtur lojën e tyre dhe për të dhuruar kënaqësi me ndeshjet e tyre.

“Ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë lojën tonën me pasion dhe dashurinë që ekziston për për këtë sport, duhet të ketë kënaqësinë e sfidës dhe krahasimit”-u shpreh ndër të tjera kreu i stolit të Italisë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...