Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Grushte në dhomat e zhveshjes, Boca Juniors nuk i toleron dy lojtarët

Boca Juniors nuk po kalon një moment të mirë. Mungesë rezultatesh, vendi i 12-të në kampionat dhe sherr mes lojtarëve të “Xenezies”. Sfida e fundit përballë Racing në transfertë, përfundoi në barazim 0-0.

Në pushimin mes pjesëve, Dario Benedetto, sulmuesi kryesor i ekipit argjentinas, ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës, duke i akuzuar se po luanin dobët. Ndërkohë që të gjithë kishin ulur kokën, njëri prej tyre nuk duroi më.

Qendërmbrojtësi nga Peruja, Carlos Zambrano i është kthyer Benedettos duke e akuzuar për “thatësirë” golash, fjalë që kanë çuar në kapjen me duar mes tyre. Grushtet nuk kanë munguar, edhe pse shokët tentuan t’i ndanin.

Lojtarët zbritën në fushë në pjesën e dytë me shenja në fytyrë, teksa pamjet e përplasjes së ashpër mes tyre u bënë virale në rrjetet sociale. Drejtuesit e Boca Juniors kanë reaguar dhe kanë vendosur të pezullojnë dy sherrxhinjtë me nga dy ndeshje.

Boca Juniors, pas ngjarjeve që ndodhën të dielën e kaluar, informon se lojtarët Dario Benedetto dhe Carlos Zambrano nuk do të jenë pjesë e ekipit të parë në dy ndeshjet e ardhshme”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...