Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

“Grushti i Hekurt”, Alban Beqiri paralajmëron moldavin: Fitoj me ‘KO’

"Grushti i Hekurt"
"Grushti i Hekurt"

Alban Beqiri, fitues i medaljes së bronztë në kampionatin botëror të boksit në nëntor të vitit 2021 dhe kampion Ballkani në fuqi zbres sërish në ring këtë të premte. 28-vjeçari do të jetë pjesë e “Grushtit të Hekurt” në një mbrëmje ku do të synojë të regjistrojë një tjetër sukes të madh. Për Supersport/Digitalb, Beqiri tregon se këtë fundjavë në Tiranë do të jetë një mbrëmje e madhe, me besimin se do të kthehet një festë eventi më i madh o boksit i organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

“Ky turne është një nga më të fortit në Shqipëri që bëhet për herë të parë, pasi do të vijnë kundërshtarë që pretendojnë për të fituar. Ndihem i motivuar, përgatitjet kanë qenë shumë të forta me trajnerin Sead Bushati, së bashku me kolegët që do të jenë gjithashtu në ring, Nelson Hysa, Alban Bermeta, Denis Nurja, Ajon Kaloshi etj. Ndeshjet do të jenë emocionuese, salla do të jetë plot. Uroj t’u bëj krenar. Deri më tani kam arritur suksese dhe shpresoj të mbaj këtë ritëm dhe të synojmë më të mirën, uroj më të mirën për të gjithë shokët e mi dhe të fitojmë e ti bëjmë të gjithë krenar”.

Vasile Negara do të jetë kundërshtari i Beqirit, me sportistin pukjan që tregohet i matur lidhur me rivalin, duke e vlerësuar si një nga më të mirët në Moldavi, ndërsa shton se nëse do i jepet mundësia ai do të kërkojë triumfin me KO.

“Kundërshtari vjen nga Moldavia. Është një nga më të mirët në boksin profeisonist dhe olimpik. Është një kundërshtar mjaft i fortë, por me KO apo me pikë, duhet parë në ring. Do mundohem të jap më të mirën, nëse më jepet mundësia do e shfrytëzoj në maksimum. Në këtë punë, i pari është zoti, unë jam i dyti”.

LEXO EDHE:

Në karrierën e tij, 28-vjeçari nga Puka numëron 6 fitore në po kaq ndeshje si profesionist, ndërsa 5 prej tyre i ka arritur me KO. Ndaj, në sallën e lojërave “Feti Borova” ai i fton të gjithë që të jenë sa më të shumtë, për të përjetuar një mbrëmje ndryshe.

“Dua që të gjithë të jenë prezent pasi do të shohin ndeshje boksi të forta, në një event që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Do jenë ndeshje luftarake. I ftoj që të vijnë dashamirësit e sportit, por dhe ata që nuk janë të vijnë e të përjetojnë emocione dhe adrenalinë të lartë”.

Beqiri është një prej boksierëve më të suksesshëm shqiptar, por ai tregon se nuk do të ndalet me kaq, duke deklaruar se objektivi i radhës është medalja e arit në kampionatin e botës që zhvillohet pas disa javësh.

“Në maj kemi përsëri kampionatin botëror, na presin lojërat olimpike. Është një vit i ngjeshur. Unë do jap maksimumin tim, e pse jo të arrij vendin e parë. Uroj të bëj më të mirën e të arrij suksesin, po ashtu dhe të gjithë kolegët e mi”.

“Grushti i Hekurt”  vjen në Supersport live dhe ekskluzivisht të premten duke nisur nga ora 19:00.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...