Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

“Grushti i Hekurt”/ Hysa paralajmëron afrikanin: Do të jap një lidhëse të mbyllësh gojën

“Grushti i Hekurt” bashkon boksierët më të mirë shqiptar në një mbrëmje të madhe, që do të zhvllohet në sallën e lojrave “Feti Borova”. Të premten, duke nisur nga ora 17:00 do të zhvillohen 9 përballje të mëdha.

Senad Drini, Armando Grishaj, Arjon Kajoshi, Krenar Zeneli Denis Nurja, Ardit Murja, Alban Bermeta, Alban Beqiri dhe Nelson Hysa kanë si qëllim që të ngrenë lart flamurin kuqezi, ndaj kundërshtarëve të huaj.

Pasditen e së enjtes, u kryen dhe peshimet zyrtare, me sportistët që pozuan përballë njëri-tjetrit. Pas peshimeve, në konferencën për shtyp ishin prezent promotori i eventit, Taulant Stermasi, i cili tregoi se ky është eventi më i madh i organizuar ndonjëherë në vendin tonë.

LEXO EDHE:

  1. Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…
  2. VIDEO/ Cikalleshi përshëndet ftesën e Sylvinhos me gol, shënon të gjashtin në Arabi
  3. Lista e Sylvinhos me shumë surpriza, Supersport mëson lëvizjet e brazilianit
  4. Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart”

“Është eventi më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Janë aq ndeshje të forta sa dridhem duke menduar për sfidat, aq të forta janë. Për ne është e rëndësishme që të kemi një nivel sa më të lartë teknik”.

Nelson Hysa do të përmbyllë mbrëmjen e së premtes. Boksieri shkodran do të ndeshet me afrikanin Vikapita Meroro, të cilit i dha një sinjal të qartë, pasi ky i fundit tha se Hysa nuk do të ketë mundësi që të kthehet në shtëpi me brezin e UBO-së për peshat e rënda

“Jo që rripin nuk do e marrë dot, por do kujdesem që t’i japim dhe një lidhëse të lidhë gojën. Ai ndoshta do ta mbyllim deri në raundin e gjashtë, por unë i them që do shkojmë deri te i teti e do shkojmë me sukses”.

Alban Beqiri do të ndeshet me Vasile Negara, megjithatë 28-vjeçari tregohet i matur duke thënë se do të jetë një ndeshje e fortë, edhe pse nuk e fsheh dëshirën për të triumfuar me “knock out”.

“Përballë kam një kundërshtar mjaft të fortë, por jemi përgatitur mirë. Do provoj të jap më të mirën, nëse do më jepet mundësia do tentoj ta fitoj ndeshjen me “Knock out”.

“Grushti i Hekurt” vjen live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport/Digitalb, duke nisur nga ora 19:00.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...