Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

“Grushti i hekurt” , Hysa: Synoj gjerdanin e artë ndaj afrikanit Meroro

"Grushti i hekurt"
"Grushti i hekurt"

“Grushti i hekurt” do të jetë eventi më i madh i boksit që do të organizohet këtë të premte në ambientet e sallës së lojërave “Feti Borova”. Boksierët më të njohur do të zbresin në ring për të dueluar me kundërshtarë nga e gjithë bota, me qëllimin që të bëjnë krenar të gjithë shqiptarët.

“Do të ketë sportistë nga vendet më të mira për boks pjesëmarrës në këtë aktivitet. Nga Shqipëria është ekipi më i mirë që ka marrë pjesë në një turne të boksit profesionist. Janë emrat më të njohur të boksit shqiptar olimpik dhe profesionist që do mblidhen të gjithë bashkë në një natë të boksit profesionist. Unë vetë në këtë event do të dueloj për një titull interkontinental në WBO dhe shpresoj që të marr rripin. Jemi një grup boksierësh që kemi formuar grushtin e hekurt”.

Përballë Hysës do të jetë Vikapita Meroro, afrikani i cili numëron 45 ndeshje si profesionist, ku ka marrë 30 fitore, prej të vilave 15 me KO. Hysa do të synojë t’i rrëmbejë titulli, por dhe të vijojë me ecurinë e tij pozitive, teksa ka marrë 6 fitore në po kaq ndeshje si profesionist, prej të cilave 4 me KO.

“Besoj se do të kem një ndeshje them të vështirë, nuk do të jetë një sfidë e lehtë, pasi kam përballë kundërshtarin që mban numrin më të lartë në renditjen botërore. Besoj se me stërvitjen që kemi bërë dhe mundësitë që na jepen do tregojmë vlerat tona e të marrim fitoren, pasi për atë po luftojmë”.

LEXO EDHE:

Hysa tregon se interesimi për këtë event është mjaft i madh dhe shumica e biletave janë shitur, për vetë faktin se në ring do të zbresin boksierët më të mirë në vend.

“Interesimi ka qenë shumë i madh dhe shumica e biletave janë shitur. Do jetë një natë që do mbahet mend gjatë, pasi do jetë një natë emocionuese, pasi janë boksierët më të mirë të Shqipërisë dhe uroj që të jenë pjesëmarrës sa më shumë dhe kush nuk do të gjejë dot bileta të na ndjekin në Digitalb/Supersport pasi do jemi live aty me të gjitha ndeshjet”.

“Grushti i hekurt” nis rrugëtimin e tij këtë të premte, për të vijuar dhe në të ardhmen me evente që do të organizohen dhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Angli.

“Kemi ftesa të jemi në Amerikë e Angli ku ka shqiptarë, e duan të jemi prezent. Shumë shpejt presim të fuqizohemi dhe besoj se do të bëjmë evente të mëdha në mbarë botën ku ndodhen shqiptarë”.

Eventi do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në ekranin e SuperSport/Digitalb.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...