“Grushti i Hekurt” rikthehet me edicionin e tij të dytë, këtë herë nga Londra. Disa prej boksierëve më të mirë në vend do të rikthehen në ring, për të ngritur lart flamurin kuqezi, këtë herë në Britaninë e Bashkuar, ku do të kenë mbështetjen e të gjithë tifozëve shqiptar.
Në “Yor Hall Arena, të premten e 26 majit, duke nisur nga ora 18:00 Nelson Hysa, Arjn Kaloshi, Denis Nurja dhe Alban Bermeta do të duelojnë për të vijuar serinë e tyre të fitoreve.
Të gjithë këta boksierë vijojnë të jenë të pamposhtur në boksin profesionist dhe synojnë të arrijnë fitoret për tu ngjitur akomoa dhe më lart në renditje, që më pas të synojnë tituj kampion bote.
Ndeshja më e rëndësishme do të jetë ajo e Nelson Hysës, I cili do të duelojë me lituanezin Reinis Porozovs. Shkodrani kuqezi ka arritur që të regjistrojë 8 fitore në po kaq sfida, prej të cilave 6 me “knock out”.
Pas eventit të zhvilluar pak javë më parë në Tiranë, promotori Briget Seitaj dhe organizatori Taulant Stërmasi po punojnë për të zhvilluar një tjetër event madhështor, këtë herë në Britaninë e largët, me qëllimin për të arritru një tjetër sukses për Shqipërinë.
“Grishti i Hekurt” dp të vijë live dhe ekskluzivisht nga Londra në ekranin e Supersport, në platfirmën “Digitalb”.
