Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

“Grushti i Hekurt” në SuperSport, Bermeta ka një thirrje për tifozët shqiptarë

“Grushti i Hekurt” vjen me tetë ndeshje madhështore, në një mbrëmje të madhe për boksin shqiptar. Alban Bermeta do të duelojë për të 11-n herë në karrierën e tij si profesionist, me synimin e vetëm për të marrë maksimumin në sfidën e së premtes. Për SuperSport, ai tregon se ky event do të jetë i jashtëzakonshëm.

“Është vërtetë një sfidë e veçantë dhe një ndeshje shumë e fortë. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Shpresoj t’ia dalim me sukses në këtë turne kaq të madh dhe në këtë ndeshje kaq të fortë”.

LEXO EDHE:

31-vjeçari synon fitoren e 10-të në karrierë ndaj letonezit Eduards Vaisa, i cili numëron po aq fitore sa Bermeta. “Luftëtari” nga Tirana është optimist se mund të arrijë të regjistrojë një tjetër sukses, edhe me ndihmën e publikut kuqezi.

Emocionet janë shumë të mëdha. Do të jenë boksierët më të mirë shqiptarë që do të jenë në këtë event. Shpresojmë shumë që të sjellim një rrip, një titull kampion. Kundërshtarët do të jenë shumë të fortë. Do të tregojmë ndeshje të mëdha që tifozët të kënaqen, por edhe ne të bëjmë boks siç duhet”.

Bermeta ka një thirrje për të gjithë tifozët, që për të janë motivi kryesor që ai dhe boksierët e tjerë të arrijnë tek suksesi: “Tifozët janë 50% forca dhe motivi për ne. U bëj ftesë që të jenë me ne që të kemi mundësi t’ia dalim së bashku”.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...