Champions League

Guardiola: Admiroj Sarrin, të martën do të jetë spektakël

Pep Guardiola ka folur për kundërshtarin e të martës në mbrëmje, në Champions, kryesuesit e Serisë A, Napolin. Trajneri spanjoll ka vlerësuar lojën e tyre dhe idetë e trajnerit Sarri, teksa është shprehur se ka admirim për këtë të fundit.

“Ata luajnë futboll të njëjtë me ne, presing të lartë, me pasime të shpejta dhe vertikale. Më pëlqejnë shumë idetë e Sarrit, është nga të paktët trajnerë që e adhuroj”, tha spanjolli.

Guardiola vlerësoi edhe paraqitjet e Lorenzo Insignes, duke i cilësuar atë si futbollistin më të mirë të italianëve. “Insigne është një lojtar shumë i shpejtë, teknik, i aftë të futet në hapësira të ngushta dhe me një nuhatje të shkëlqyer për portën Gjithsesi, është edhe loja e skuadrës ajo që ia lehtëson punën”, tha Guardiola.

To Top