Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola dëshmon në gjyqin e francezit Mendy: S’jam babai i tij, nuk e di çfarë…

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, dëshmoi në gjykatën e Chesterit (Britania e Madhe) në gjyqin kundër francezit Benjamin Mendy, i cili është akuzuar si “grabitqar seksual” dhe për “persekutimin e grave për të bërë seks”, duke i mbyllur viktimat e tij në dhomat e panikut në rezidencën e tij luksoze.

“Ai (Mendy) më kërkoi të vija tek ju, sot, tç nderuar! Kjo është arsyeja pse unë jam këtu,” tha Guardiola para 12 anëtarëve të jurisë që do të vendosin për “Çështjen Mendy”.

Trajneri spanjoll iu përgjigj pyetjeve tç Eleanor Laçs, qç çshtç avokatja kryesore e Benjamin Mendy.

Guardiola nuk ka dashur të konfirmojë tezën e avokatit se Mendy kishte “pritshmëri të mëdha” kur Manchester City pagoi 58 milionë euro për të në vitin 2017: “Nuk e di, sepse nuk e pyeta. Si klub dhe si trajner, ne kishim pritshmëri të mëdha nga Benjamin Mendy. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm.”

Përsa i përket personalitetit të Benjamin Mendy, trajneri spanjoll i tha jurisë se “ai është një djalë shumë i mirë. Atij i pëlqen të argëtohet dhe t’i bëjë njerëzit të argëtohen. Është e vështirë të gjesh dikë në dhomën e zhveshjes që flet keq për të”.

Kur avokati tha se Mendy “ka shijuar jetën”, përgjigja e Guardiolës ishte e prerë: “Po, unë i kontrolloj lojtarët e mi në stërvitje, por nuk i ndjek në rrjetet sociale dhe nuk e di se çfarë bëjnë në jetën e tyre private. Unë nuk jam babai i tyre.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...