Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, shpesh herë e ka deklaruar se pasi të përfundojë kontratën me klubin anglez dëshiron të marrë drejtimin e një kombëtareje.
Megjithatë së fundmi tekniku është përmendur se mund të largohet më herët nga “Citizens”, ndonëse ka kontratë deri në 2025-ën.
Lexo edhe:
- U kritikua se la jashtë Zaccagni dhe Zaniolo, Mancini: Ju nuk dini çfarë flisni!
- McTominay: Ndaj Spanjës shkruajtëm historinë, do mbahemi mend edhe pas 30 viteve
- Nagelsmann te Tottenham? Në Gjermani zbulojnë kur do të marrë drejtimin e skuadrës
- Milani i “dashuruar” me Ibrahimovic, drejtuesit i ofrojnë kontratën e re
Në këtë situatë Manchester City është duke vëzhguar me kujdes mundësitë që ka për ta zëvendësuar Guardiolën dhe emri i parë në listën e dëshirave është ai i ish-trajnerit të Spanjës, Luis Enriques.
E ardhmja e Enriques është lidhur me disa skuadra përfshirë këtu Atletico Madrid apo edhe Milanin, megjithatë në rast të një largimi të Guardiolës City-t pritet të hidhet fuqishëm në sulm.
