Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola duartroket Manchester City: Ishim “top”, lamë pas një skuadër madhështore

Të fitosh ndaj PSG-së së Leo Messit dhe Kylian Mbappe, është gjithmonë kënaqësi e madhe. Manchester City mposhti 2-1 frencezët e Pochettinos në duelin e mbrëmjes së kaluar në Champions League, sukses që konfirmoi zyrtarisht “Cityzens” në krye të grupit A.

Pep Guardiola nuk e fsheh kënaqësinë për këtë fitore shumë të rëndësishme në derbin e sheikëve, vlerëson skuadrën kundërshtare dhe duartroket djemtë e tij për përmbysjen e rezultatit dhe fitoren.

PSG është një skuadër madhështore me lojtarë të shkëlqyer në përbërje. Performanca jonë ishte njësoj si ajo në Paris. Luajtëm mirë një muaj më parë, ndërsa këtë radhë krijuam më shumë raste për gol në pjesën e parë.

Sigurisht që nuk ishte aspak e lehtë, pasi ata po mbroheshin mirë dhe me forca të shumta. Lojtarët e PSG-së bëhen të rrezikshëm kur nisin të vrapojnë e sulmojnë.

Ata kanë shumë cilësi dhe ne tentuam t’i mbanim sa më larg portës tonë, pasi gjithmonë mund të shpikin diçka kur ndodhen afër portës. Pësuam një kundërsulm 5 minuta pas golit që pësuam, na shpëtoi Ruben”.

Më pas radha e elozheve për djemtë e tij. “Zhvilluam një paraqitje top, jam tepër i lumtur për kualifikimin. U bë e disata herë që kalojmë grupet, urime klubit dhe drejtuesve.

Tani është momenti të fokusohemi në Premier League, me synimin dhe besimin për të qenë sa më në formë në muajin gusht”, theksoi trajneri katalanas i kampionëve të Anglisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...