Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Guardiola e do te Man.City, Interi mund të sakrifikojë Lukakun!

Problemet financiare që po has Interi mund të sjellin largimin e një ylli si Romelu Lukaku nga zikaltrit, gjithmonë nëse grupi kinez Suning nuk gjen blerës për të shitur një pjesë të aksioneve dhe për të rregulluar disi bilancin e klubit. Nëse kjo nuk ndodh, në verë drejtuesit e Interit mund të sakrifikojnë pikërisht Romelu Lukakun i cili kërkohet me ngulm nga Manchester City i Pep Guardiolës.

Blerja e kartonit të belgut nga Manchester United në verën e vitit 2019, i kushtoi Interit 74 milionë euro, plus 10 të tjera në formë bonusesh dhe klubi zikaltër nëse vendos ta shesë mund të kënaqet vetëm nga një ofertë që varion nga 100 deri në 120 milionë euro, shifra këto shumë të larta në kohë pandemie. Nga City i Guardiolës do të largohet Sergio Aguero dhe Lukaku shikohet si zëvendësuesi ideal i argjentinasit edhe pse pëlqehet edhe norvegjezi i Dortmund Erling Haaland por edhe transferimi i tij konsiderohet një operacion shumë i vështirë merkatoje për Manchester City-n.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...