Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Guardiola e lë në stol, Juventus “shënjestron” lojtarin e Manchester City

Tashmë dihen problemet e Juventus në repartin e mesfushës. Bardhezinjtë kanë humbur për një periudhë të gjatë shërbimet e Paul Pogba dhe Nicolo Fagiolit, i pari për arsye të dopingut dhe i dyti për shkak të basteve të vendosura në platformat ilegale. Në këtë formë, trajneri Massimiliano Allegri i ka kërkuar drejtuesve të ndërhyjnë në merkaton e janarit për të kompletuar organikën në repartin e mesfushës.

Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, por “Zonja e Vjetër” po shqyrton edhe ndonjë okazion teksa së fundmi në listën e italianëve ka përfunduar Kalvin Phillips. Britaniku nuk po merr minutat e pretenduara nga trajneri Pep Guardiola te Manchester City dhe për të dytin sezon radhazi konsiderohet si një lojtar rezervë.

Lexo edhe:

Por, me Europianin përpara, Phillips kërkon të mos rrezikojë pasi minutat i duhen që të mos humbasë rolin e protagonistit në kombëtaren e Anglisë. Ndaj, Juventus do të synojë të bindë fillimisht 27-vjeçarin e më pas të negociojë për një formulë huazimi me “The Citizens”.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...