Manchester City vuajti, por në fundia doli të dilte me pikët e plota në transfertë ndaj Crystal Palace. Heroi i The Citizens ishte Erling Haaland i cili shënoi golin e vetëm të sfidës nga pika e bardhë në minutën e 78-të. Pas sfidës, trajneri i Cityt, Pep Guardiola u shfaq i lumtur me performancën e të besuarve të tij ndërsa nuk ngurroi të lavdëronte paraqitjen e Rodrit në mesfushë duke e cilësuar atë si një nga më të mirët në rolin e tij.
“Nuk ka dyshime që Rodri është një nga më të mirët në rolin e tij, megjithatë më duhet të them edhe se ai nuk është më i mirë seç kam qenë unë në kohën time. Bëj shaka, Rodri është vërtet special. Nuk kam fjalë ta përshkruaj, me top ose pa top në kontroll ai ka shumë prezencë në fushë. Është shumë i zgjuar dhe kur ka topin di shumë mirë të sulmojë hapësirat.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Rrahmani gjen rrjetën dhe vulos fitoren e Napolit ndaj Atalanta-s
- Bekim Balaj gjen golin e parë, por Vllaznia ngec, Tirana merr sërish kreun
- VIDEO/ Triumf me aromë braziliane, Real përmbys Espanyol dhe i bën “presion” Barcelonës
- Mposhti sëmundjen e keqe dhe i solli fat skuadrës kundër Liverpool, rikthehet pas 525 ditësh
Ishte një ndeshje e mrekullueshme nga ana e tij. në përgjithësi zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, është e vështirë sa herë luajmë kundër Palace. Ata kanë lojtarë me kualitet, sidomos në sulm aty ku luajnë Zaha, Olise apo Eze.
Janë një kërcënim gjatë gjithë kohës dhe në të tilla ndeshje, durimi bën diferencën. Nga kjo ndeshje jam i kënaqur me gjithçka, nuk mundëm të kundërsulmonim siç duhej në disa raste, megjithatë ishte e vështirë sepse ata mbroheshin me gjashtë vetë.
Haaland ishte gjithnjë në vëmendjen e dy mbrojtësve dhe Gundogan kishte një lojtar që e shoqëronte gjithë kohë. Ndaj them se ishte çështje durimi. Julian Alvarez na ndihmon shumë dhe duhet një lojtar si ai. Më pas Gundogan fitoi penalltinë dhe Haaland bëri detyrën”, u shpreh Guardiola.
Aktualisht, Manchester City është në vendin e dytë me 61 pikë, 2 më pak se Arsenali kryesues me topçinjtë që kanë një ndeshje më pak në kalendar.
