Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Guardiola: Fitojmë ndeshjen e kthimit, ja çfarë i kam zili Realit

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë në shtëpi një javë më vonë.

Pep Guardiola vlerësoi jo pak performancën e të tijve, teksa zbuloi edhe bisedën me futbollistët në fundin e pjesës së parë, kur ishin në disavantazh 2-1.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe me intensitet. Jam shumë i kënaqur me atë që bëmë dhe tani do të kërkojmë fitoren në ndeshjen e kthimit. Në pushim u thashë futbollistëve të luajnë të organizuar dhe të mendojnë që përveç 45 minutave në Madrid, ka edhe 90 të tjera në shtëpinë tonë. Djemtë e interpretuan ndeshjen në mënyrë perfekte dhe më dhanë të tjera kënaqësi, siç kanë bërë gjithmonë vitet e fundit”, tha Pep.

Lexoni edhe:

Tekniku spanjoll u ndal edhe te performanca individuale e të tijve, duke shpjeguar edhe mungesën e De Bruyne në formacion.

“Foden është në formë mjaft të mirë dhe kur sulmon nga qendra, ka disa aftësi të shkëlqyera. Edhe Gvardiol shënoi një gol mjaft të bukur, por e gjithë skuadra bëri ndeshje perfekte. Realit i kam zili Toni Kroosin, që bën kundërshtarin të lëvizë ashtu siç ai do dhe me një lehtësi për t’u admiruar. De Bruyne ishte mes titullarëve, por para ndeshjes më tha që nuk mundej. Ishte duke vjellë dhe nuk ishte mirë”, theksoi Pep.

 

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...