Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola: Fitore e mrekullueshme, Haaland i frikshëm! Foden? Realitet i bukur

Tifozët e Manchester City dhe Pep Guardiola shijuan një fundjavë fantastike. Kampionët e Anglisë triumfuan 6-3 në derbin ndaj Manchester United, duke konfirmuar dominimin e tyre në përballjen ndaj “armiqve” të përjetshëm.

Erling Haaland dhe Phil Foden realizuan nga një tregolësh, ndërkohë që trajneri Guardiola analizoi për mediet fitoren tenistike ndaj skuadrës së Ten Haag. “Fitore e madhe, me një ndeshje të mrekullueshme.

Të gjithë ishin të lumtur, ne dhe tifozët, të shijon shumë fitorja ndaj rivalëve. Sulmuesit tanë bënë diferencën. Perfeksioni nuk ekziston, por duhet të përpiqemi të shkojmë drejt tij.

Bëmë disa gabime në pasime, diçka që nuk duhet të ndodhë“, deklaroi Guardiola, i cili u ndal edhe te dy golashënuesit e ekipit të tij.

Numrat e Haaland flasin vetë, janë të frikshme. Ne përpiqemi ta ndihmojmë. Uria e tij është thjesht e pabesueshme.

Foden meriton gjithçka, ka cilësi. Dëshira dhe mënyra si vrapon janë gjëja kryesore. Ai është një realitet tashmë”, deklaroi trajneri spanjoll i kampionëve në fuqi të Anglisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...