Futboll

Guardiola: Futbollit është biznes, ja si i ndërtoja marrëdhëniet me lojtarët

Trajner, takticien, por mbi të gjitha psikolog. Kush e njeh mirë Pep Guardiolën nuk harron të nënvizojë se si katalanasi është i veçantë, mbi të gjitha në motivimin që iu bën lojtarëve, në shpjegimin e principeve të tij, duke bërë që të gjithë ta kuptojnë dhe t’i aplikojnë. Por çfarë tipi është trajneri i City-t me lojtarët e tij. Një nga ata që dëshiron të jetë mik me ta apo preferon një raport më profesional? E shpjegon vetë Guardiola në një intervistë ku shpjeegon se kjo pak i intereson, ajo që ka rëndësi është që të fitojë.

“Te Barcelona kisha marrëdhënie shumë më të ngushta me disa lojtarë se sa me disa të tjerë, pasi kishte shumë djem që mendojnë për të mirën e skuadrës dhe unë ndihem shumë më pranë këtyre njerëzve se me ata që thonë gjithmonë, unë, unë, unë. Egoistët, kur duhet t’i përdornim, i përdornim, dhe kur nuk na shërbenin, nuk i përdornim.”

Pra, koncepti që shpreh Guardiola është se kjo varet si sillen vetë lojtarët.

“Sezon pas sezoni, marrëdhëniet me lojtarët lënë gjithmonë shenja, por unë kam mësuar shumë gjëra. Por raporti mes një trajneri dhe lojtarëve varet nga ata, jo nga ti. Ka lojtarë që meritojnë një raport më të ngushtë dhe të tjerë një raport më të distancuar”.

Për të bërë një përmbledhje, për Guardiolën vlen një parim, të jesh mik i lojtarëve është diçka pozitive, por nëse kjo nuk ndodh, nuk është ndonjë tragjedi.

“Futbolli është një biznes që konsiston në faktin që në momentin kur arbitri vërshëllen fundin, t’i ke fituar. Përtej kësaj, nëse jemi më shumë apo më pak miq nuk ka shumë rëndësi. Bëhet fjalë për një biznes dhe unë jam këtu me objektivin për të nxjerrë më të mirën e futbollistëve. Duhet të luajnë mirë për klubin dhe për të kënaqur tifozët. Të kesh raporte të mira me lojtarët, është shumë e bukur, por për mua është e njëjta gjë edhe nëse raporti nuk është kaq i mirë, pasi po flasim për një biznes”.

Ka kohë për të folur edhe për impaktin e Manchester City-t të tij në futbollin anglez. Guardiola nuk është nga ata që këmbëngulin se ka ndryshuar gjithçka, por, gjithsesi, diçka po.

“Historia do të na gjykojë, nëse kemi ndryshuar futbollin anglez. Do të ishte mendjemadhësi nga ana ime të thosha se kemi bërë diçka ndryshe nga ajo që është bërë deri tani. Ajo që mund të them, me siguri, është se kemi bërë gjërat sipas mënyrës sonë. Futbolli anglez është shumë i drejtpërdrejtë, ja përse kam ardhur këtu. E kuptova kur fituam titullin për herë të dytë, që kisha ardhur këtu për të bërë këtë dhe e bëra. Do të më pëlqente t’i bëja gjërat me 200 kilometra në orë dhe të shënoja 200 gola në 10 minuta, por kjo është e pamundur. Më pëlqen një futboll me më shumë pauza, jo i ngadaltë, por në të cilin në momentin e duhur mund të përdorim cilësitë më të mira të lojtarëve. Dhe për fat, këtu në Manchester kam shumë lojtarë vërtet të mirë”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency