Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Guardiola: Jam tifoz i Barçës, por do ta dua përjetë këtë klub

Pep Guardiola nuk mundi t’i përmbante lotët pas suksesit në FA Cup. Spanjolli tani hedh sytë nga Champions League, trofe që do ta bënte perfekt sezonin.

“Tani, po, mund të flasim për “tripletën”. Sigurisht që ne kemi shanse të mira të fitojmë Championsin. Kemi bërë shumë mirë për qytetin tonë dhe tifozët tanë. Nuk e prisnim që ata të mbroheshin kaq ngushtë. Gjetëm më shumë hapësira në pjesën e dytë.”

Tani vëmendja e Guardiolës është tek Interi, pengesa e fundit në një rrugëtim që deri tani ka rezultuar fantastik.

“Nesër futbollistët mund të pushojnë. Ne kemi tri ose katër seanca për t’u stërvitur për Interin. Do të udhëtojmë të enjten në mëngjes pas stërvitjes. Ishte shumë e rëndësishme për ne sot. FA Cup është shumë e bukur.”

Lexo edhe: 

Guardiola, një futbollist dhe trajner i formuar te Barcelona, tregon gjithashtu dashurinë për City-n.

“Unë jam një tifoz i Barcelonës, por do ta dua këtë klub për pjesën tjetër të jetës sime. E di që sot u kemi bërë tifozëve tanë një dhuratë të bukur.”

Për Ilkay Gundogan: “Çfarë sezoni ka zhvilluar. Aftësitë I ka të padiskutueshme, por ka edhe mentalitetin. Ai i luan ndeshjet e mëdha sikur të ishin miqësore, mund ta përballojë presionin.”

Për John Stones: “Lojtar i jashtëzakonshëm. Ka luajtur shumë mirë kohët. Të gjithë djemtë ishin të mahnitshëm. Stones ka cilësinë për ta pasuar aty ku duhet topin dhe ai mund të arrijë në pozicionet sulmuese për të kontrolluar lojën”.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...