Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola jep lajmin e madh për tifozët City-it!

Manchester City këtë fundjavë në sfidën ndaj Burnley-it do të ketë në dispozicion edhe yllin e skuadrës. Trajneri i Citiziens, Pep Guardiola në konferencën për shtyp para kësaj sfide deklaroi se Kevin De Bruyne është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në fillim të sezonit dhe mund të luajë ndaj Burnley-it. Megjithatë trajneri spanjoll shtoi gjithashtu se mesfushori belg ende nuk i ka 90 minutat në këmbë dhe mund të aktivizohet vetëm për një fraksion të caktuar loje. Guardiola shkëputi një mendim edhe për një rikthim të mundshëm të talentit anglez Sancho te Manchester City: “Sancho u largua për te Dortmundi pasi nuk dëshironte të vazhdonte karrierën te Citiziens dhe unë nuk mendoj që ai dëshiron të rikthehet. Sa të jem unë këtu besoj se ai nuk do të rikthehet, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë”, shtoi në fund Guardiola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...