Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola kërkon mbrojtësin e rritur në La Masia, sheikët “zgjidhin qesen”

Merkatoja e Manchester City-t nuk mbyllet me Erling Haaland. Mediat angleze raportojnë se “citizens” janë shumë pranë akordit me mbrojtësin spanjoll Marc Cucurella, i cili është rritur në La Masia dhe sezonin e fundit ka shkëlqyer me fanellën e Brightont në Premier League.

Mbrojtësi 23-vjeçar, i cili ka treguar se mund të luajë si në të majtë, ashtu edhe në qendër, shihet si një xholi nga Pep Guardiola, që ka autorizuar drejtuesit e klubit ta sjellin sa më shpejt në “Etihad Stadium”.

Brighton kërkon 50 milionë paundë për kartonin e Cucurellës, megjithatë gjasat janë që marrëveshja të arrihet për një shifër prej 35 milionësh, përfshi edhe huazimin e një apo dy të rinjve të “citizens”.

Për Cucurellën ka shfaqur interes edhe Chelsea, megjithatë vetë spanjolli ka një admirim të madh për Pep Guardiolën, i cili ishte trajner i Barcës, kur mbrojtësi u bashkua me La Masian dhe duket se ka favorizuar një transferim në Manchester.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...