Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola komenton zërat për transferimin e Marchisios te Man. City

Claudio Marchisio i dha fund eksperiencës së tij 25-vjeçare te Juventusi, pasi vendosën bashkë me drejtuesit e klubit, që të zgjidhin konsensualisht kontratën.
Mesfushori 32-vjeçar është tashmë një lojtar i lirë dhe shumë klube të mëdha po mendojnë t’i bëjnë ofertë, për ta bërë pjesë të organikës së tyre.

Së fundi mediat angleze folën për një interesim të Pep Guardiolës, për të marrë Marchision te Manchester City, që ka nevojë për mesfushorë, pas dëmtimit të belgut Kevin De Bruyne.

Gjithsesi trajneri i anglezëve, Pep Guardiola mohoi këto zëra dhe theksoi se skuadra e ka mbyllur tashmë merkaton dhe është përqendruar totalisht në ndeshjen e radhës.

“Marchisio është një futbollist shumë i mirë, por e vërteta është se e kemi mbyllur tashmë merkaton. Nuk do të sjellim asnjë lojtar tjetër, pasi i kemi numrat në rregull, për të pritur në qetësi rikuperimin e De Bruyne. Të gjithë jemi të përqendruar te ndeshja e radhës, për të bërë sa më mirë edhe këtë sezon”, deklaroi tekniku spanjoll.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...