Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola: Lojtarët e mi janë “kafshë”

Pep Guardiola i cilësoi lojtarët e tij “kafshë” në kuotimin figurativ pas suksesit të 15 rresht në kampionat, që vendosi edhe rekordin absolut në ishull. Trajneri katalanas po ‘prek qiellin me dorë’ këtë sezon dhe ka të drejtë të jetë i lumtur me lojtarët e tij, pasi statistikat që mbështesin ecurinë e Manchester City-t janë vërtet mbresëlënëse.

Gjatë këtij sezoni, kryesuesit e Premier League kanë qenë në disavantazh vetëm 70 minuta në total, ndërsa kanë arritur të siglojnë plot 52 gola në vetëm 17 ndeshje. Portat kundërshtare i kanë bombarduar pothuajse nga çdo cep i sulmit, ndërsa Sergio Aguero ndan vendin e parë me Gabriel Jesus, të dy me nga 10 gola të shënuar, ndërsa Raheem Sterling, njeriu i rrjetave vendimtare numëron një gol më pak.

Nuk ka vend për rivalët as në listën e njerëzve asist, pasi De Bruyne dhe David Siva kryesojnë listën me nga 7 të tillë. Ditët kur City luante nën hijen e rivalëve të United kanë perënduar, sepse mjafton të kujtojmë që deri në këtë pikë të kampionatit kanë po aq sa grumbulluan gjithë sezonet 1995-96, 2000-01, 2003-04, 2005-06 dhe 2006-07, për të kuptuar se sa shumë kanë ndryshuar kohët.

30 prej golave janë shënuar në harkun kohor të 15 minutave të fundit, ndërsa rekordi europian prej 19 fitoresh rresht që mbahet nga Bayerni i Mynihut në vitin 2013 është objektivi i radhës. Kjo skuadër nuk di dhe nuk do të ndalet këtu.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...