Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Guardiola ma tha troç se nuk i pëlqeja”, City e bleu 45 milionë €, sot është pa ekip!

Manchester City pagoi 45 milionë euro te Porto tetë vite më parë për kartonin e Eliaquim Mangala. Qendërmbrojtësi francez luajti rregullisht te Cityzens në dy sezonet e para, por më pas në stol u ul Pep Guardiola dhe aventura e tij në ishull shkoi drejt fundit.

Për lojtarin potent nisi kalvari i huazimeve, ndërkohë që prej verës së kaluar qëndron pa ekip pas mbylljes së bashkëpunimit me Saint-Etienne. 31-vjeçari ka folur rreth raportit me Guardiolën, të cilin e vlerëson gjithsesi për sinqeritetin e treguar.

Pep më tha: ‘Ti je një lojtar shumë i mirë, por për stilin tim të lojës, ti nuk je mbrojtësi që unë kërkoj’. Ai foli shumë sinqerisht me mua, nuk mund të jem i zhgënjyer prej tij. Pasi luajta me të m’u shtua dëshira për t’u bërë trajner në të ardhmen.

Dua të gjej një klub, duhet ta gjej sa më shpejt. Futbolli është pasioni im i madh dhe ndihem shumë i motivuar për të dhënë më të mirën time në fushë. Më ka marrë malli të zbres në fushë”, deklaroi qendërmbrojtësi, i cili ka veshur 13 herë fanellën e kombëtares franceze.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...