Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola mesazh për fansat: Qëndroni në shtëpi, do kthehemi më të fortë

Në këtë situatë kritike që ka përfshirë botën përfshirë dhe sportin mesazhet e personazheve me influencë, siç është dhe trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola, janë të rëndësishëm e mbi të gjitha dhe përkrahës për mijëra persona që gjenden të izoluar.

Në një video të shpërndarë nga klubi i “citizens” trajneri spanjoll përcolli mesazhin e tij në këto ditë të vështira duke shprehur njëkohësisht dhe përkrahjen ndaj shkencëtarëve dhe mjekëve që po luftojnë çdo ditë në vijën e parë të frontit me Covid-19.

“Na mungon futbolli, na mungon jeta që kishim vetëm pak ditë më parë. Tani është koha për të dëgjuar dhe mbështetur shkencëtarët, mjekët dhe infermierët. Ju jeni familja ime dhe do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të kthehemi më të fortë dhe me disa kile më tepër. Qëndroni në shtëpi!”, tha Guardiola në mesazhin e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...