Premier League

Guardiola: Ndaj Arsenalit treguam vlerat tona, ja cili është sekreti i fitoreve radhazi!

Manchester City i këtij sezoni është makineri perfekte. Falë suksesit minimal 0-1 ndaj Arsenalit në Emirates Stadium me një gol të Raheem Sterling që në minutën e 2-të, skuadra e Pep Guardiolës regjistroi fitoren e 18-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të 13-ën rresht në Premier League. Me triumfin ndaj topçinjëve brenda në Londër Manchester City u ngjit në kuotën e 59 pikëve dhe kryeson bindshëm kampionatin pas 25 javësh me 10 pikë avantazh nga dy ndjekëset më të afërta Manchester United dhe Leicester. Pep Guardiola në intervistën pas ndeshjes vlerësoi maksimalisht paraqitjen e skuadrës së tij duke nënvizuar:

“Ishte një ndeshje e vështirë. Mikel është shumë i zgjuar dhe ne nuk kishim në dispozicion lojtarët që kemi luajtur në ndeshjet e fundit, por ia dolëm. E filluam shumë mirë ndeshjen, sidomos në 15-20 minutat e para. Bëmë një pjesë të dytë perfekte dhe jam i kënaqur me tre pikët sepse i morëm në “Emirates” dhe e di se sa mirë luan skuadra e Mikel Artetas në stadiumin e vetë”.

Trajneri spanjoll, foli edhe për ecurinë e shkëlqyer të Citiziens gjatë kësaj periudhe, duke zbuluar edhe sekretin e fitoreve radhazi.

“Sekreti i fitoreve radhazi? Ky rekord do të thyhet një ditë, por sekreti i vetëm është të mendosh për ndeshjen tjetër. Nuk e kam pritur këtë ecuri në dy muajt e fundit, duhet t’i kujtojmë gjithmonë triumfet që kemi arritur në Anfield ndaj Liverpool, por edhe kundër Tottenham e Everton”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency