Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Guardiola nis me zgjedhjet e merkatos, 60 milionë euro për mesfushorin e Real Sociedad

Ndërsa merkato e verës është duke u afruar, Pep Guardiola ka filluar të mendojë për të ardhmen dhe për lojtarët që dëshiron të ketë në skuadër sezonin e ardhshëm.

Mediet spanjolle raportojnë se kreu i stolit të Manchester Cityt ka targetuar mesfushorin e Real Sociedad, Mikel Merinon.

Klubi anglez është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit në mënyrë që të lirohet nga Real Socided, me të cilët spanjolli ka nënshkruar deri në 2025-ën.

Merino ka luajtur edhe më parë në Premier League, ndërsa ka qenë pjesë e skuadrës së Newcasle dhe një eksperiencë tjetër atje, këtë herë te City dhe me në krye Guardiolën do i pëlqente.

Megjithatë nuk dihet nëse Real Sociedad do ta linte të lirë lojtarin, vlera e të cilit tashmë shkon në 50 milionë euro, por me Manchester City-n që është i gatshëm të paguajë 10 milionë më shumë.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...