Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Guardiola nuk stërvit dot lojtarë me personalitet”, tekniku spanjoll “thumbon” Evra: Po kërkon punë!

“Guardiola nuk mund të bashkëpunojë me lojtarë të cilët kanë karakter pasi ai kërkon gjithnjë të ketë kontroll të plotë në skuadër dhe të jetë vetë lideri”. Ishin këto fjalët e Patrice Evra, që shkaktuan shumë zhurmë në Britaninë e Madhe, ndërsa edhe Pep Guardiola ka ndjerë nevojën për t’iu kundërpërgjigjur ish-mbrojtësit.

Tekniku spanjoll i Manchester City theksoi se ka bashkëpunuar gjithnjë me lojtarë me personalitet të fortë dhe me karakter ndërsa thumboi Evra duke u shprehur se deklarata e tij lidhet me dëshirën e francezit për të gjetur një vend pune te United.

“Ndoshta Evra ka të drejtë, ose mbase deklarata e tij mund të lidhet me dëshirën për të fituar një vend pune te Manchester United. Unë kam bashkëpunuar me lojtarë të shkëlqyer, nga Barcelona te Bayern Munich dhe tashmë te Manchester City.

Mund t’iu jap një listë të gjatë me emrat e lojtarëve të cilët kanë shumë personalitet dhe karakter. Bëhet fjalë për futbollistë të cilët kanë fituar Kupa Bote, Europiane, Champions League dhe kampionate. Nëse Evra do të ishte me mua në stërvitje atëherë do t’i tregoja pa ngurrim personalitetin e lojtarëve që kam në organikë”, u shpreh Guardiola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...