Featured

Guardiola paralajmëron yllin e Man. City-t: Nëse vazhdon kështu, të pret huazimi

Verën e kaluar Manchester City shpenzoi 100 milionë paundë për të blerë sulmuesin anglez Jack Grealish nga Aston Villa, megjithatë deri tani futbollisti nuk ka justifikuar asnjë cent nga paratë e shpenzuara.

Pas një sezoni zhgënjyes, Grealish nuk arriti të bindë trajnerin Guardiola as në SuperKupën e Anglisë, ku “citizens” u mposhtën me rezultatin 3-1 nga Liverpooli dhe sulmuesi luajti rreth 60 minuta, për t’u zëvendësuar nga Phil Foden.

Burime pranë klubit nga Manchesteri bëjnë me dije se Grealish ka pasur një bisedë të gjatë me drejtuesit e City-t dhe trajnerin Guardiola, prej të cilëve ka marrë edhe një paralajmërim shumë të fortë.

Nëse deri në fund të muajit Grealish nuk do të tregojë shenja përmirësimi në fushën e lojës, atëherë do të kthehet sërish te Aston Villa, ndoshta për të kaluar një sezon në huazim.

Aktualisht reparti i avancuar i “citizens” është i mbushur me lojtarë të talentuar si Mahrez, Bernanrdo Silva, Foden, e së fundi edhe Haaland e Alvarez, ndaj për Grealish do të duhet shumë punë, që të tregojë se vlen dhe mund të luajë në formacion.

“Është një lojtar 100-milionësh dhe nuk mund të jetë në rregull, duke mos marrë përsipër asgjë. Nëse vazhdon kështu, mos u habisni nëse sezonin e ardhshëm e shihni sërish në huazim te Aston Villa. Burimet e mia më thonë se Grealish është paralajmëruar tashmë”, u shpreh ish sulmuesi i Aston Villës, Tony Cascarino.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency