Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola për Sane: Duam të qëndrojë, por s’e mbajmë me zor

Pep Guardiola ka paralajmëruar sulmuesin Leroy Sane se ai dëshiron të ketë nën urdhrat e tij vetëm lojtarë të cilët janë të lumtur te Manchester City. Reagimi i trajnerit spanjoll vjen pas zërave të shtuar gjatë ditëve të fundit për një transferim të lojtarit te Bayerni i Mynihut.

Citizens kanë prej pothuajse një viti e gjysmë që po përpiqen të bindin futbollistin e përfaqësueses së Gjermanisë që të zgjasë kontratën, që skadon në verën e vitit 2021, por Sane mendon se nuk e meriton që qëndron aq shumë kohë në stol.

Sane e nisi lojën titullar në vetëm dy nga 10 ndeshjet e fundit të City-t në sezonin e kaluar dhe ka pasur pakënaqësi ndaj stafit, që i kërkon 23-vjeçarit të përmirësohet si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje.

Ky tension mes futbollistit dhe klubit ka inkurajuar Bayernin, që synon të përfitojë nga situata. Guardiola tha se shpresonte që Sane të qëndronte, por e bëri të qartë se nuk e ka humorin për t’iu lutur lojtarëve të tij për të qëndruar.

“Klubi i bëri ofertë vitin e kaluar. E kam thënë shumë herë, ne duam që njerëzit të jenë të lumtur te Manchester City. Ne e njohim potencialin e tij dhe çfarë niveli është. Sane një cilësi të veçantë që është e vështirë për t’u gjetur në të gjithë botën. Ai e di, të gjithë e dinë, të gjithë sulmuesit, të gjithë mesfushorët, se sa e vështirë është të luajnë për shkak të cilësisë që kemi.”

Guardiola, gjithsesi, la të kuptohet se nëse Sane është i vendosur për t’u larguar, askush nuk do ta pengojë.

“Kam folur 10 herë me klubin, dua që njerëzit këtu të jenë të lumtur. Nëse nuk duan që qëndrojnë, le të largohen. Ne kemi dëshirë që ai të qëndrojë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...