Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola shpërthen ndaj ekipit të tij: Po luajtëm kështu, Arsenali na shkatërron

Pep Guardiola nuk mund ta fshihte zemërimin e tij ndaj lojtarëve të Manchester City-t, pavarësisht një përmbysjeje spektakolare kundër Tottenhamit. 52-vjecari kritikoi pothuajse çdo lojtar të skuadrës së tij pas fitores 4-2 dhe këmbënguli se ata nuk janë  në nivelin e Arsenalit për të konkurruar deri në fund për titullin kampion.  Kampionët në fuqi pësuan dy gola në fundin e pjesës së parë dhe kjo gjë e ka mërzitur spanjollin.

“Duke luajtur në këtë mënyrë, këtë sezon mund të them se nuk do të fitojmë asgjë. Na mungon guximi, pasioni, zjarri, dëshira për të fituar nga minuta e parë. Njësoj si tifozët, për 45 minuta heshtëm. Unë dua që fansat e mi të kthehen. Tifozët duhet të brohorisnin, sepse po humbnim, por jo sepse luajtëm keq. Ndoshta ata ndihen mirë sepse kemi fituar katër Premier League në pesë vjet. Vetëm pasi shënojmë gol, ata reagojnë, nuk duhet të jetë kështu.

Unë nuk e njoh më ekipin tim, ata më parë kishin pasion dhe dëshirë për të luftuar. Mendoni se do ta rikuperojmë diferencën me Arsenalin ashtu siç po luajmë? Në asnjë mënyrë.  Dua një reagim nga i gjithë klubi.  Dua të mund Arsenalin, por nëse luajmë në këtë mënyrë, Arsenali do të na shkatërrojë. Përballë Tottenhamit ishim me fat, por kjo gjë nuk do të ndodhë çdo herë.”

Sfida e radhës për Man. City-n në Premier League do të jetë përballë Wolves.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...