Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola: Silva ka shkruar historinë e City-t, nuk largohet

Pep Guardiola ka mohuar mundësinë e largimit të fantazistit spanjoll, David Silva, nga Manchester City. 31-vjeçari nuk kishte vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij te klubi anglez, por ditët e fundit raportohet se është gjetur akordi për rinovimin e kontratës, edhe për 3 vite të tjera. Vetë trajneri i qytetarëve tregoi se klubi ka besim te Silva, që luan për City-n prej 7 vitesh.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe të gjithë jemi të lumtur që ka vendosur të rinovojë. Ai ka shkruar historinë e klubit, sepse luan këtu prej 7 vitesh dhe është gjithmonë i gatshëm, pasi nuk dëmtohet thuajse asnjëherë. Tani e në vazhdim ai nuk do të jetë në gjendje të luajë çdo 3 ditë, por është personi i duhur për të ndihmuar në rritjen e futbollistëve të rinj të klubit, sepse është nga më jetëgjatët në skuadër”, tha Pep Guardiola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...