Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola sulmon Pochettinon: Ai gaboi, gjithmonë e kam respektuar Tottenham-in

Pep Guardiola sqaron gjithçka. Sipas trajnerit spanjoll Mauricio Pochettino trajneri argjentinas i Tottenham i ka keqkuptuar deklaratat e tij në fund të ndeshjes ndaj Chelsea-it, pasi Guardiola gjithmonë i ka respektuar Spurs-at dhe asnjëherë nuk e ka quajtur Tottenham-in, skuadra e Harry Kane. “ Më vjen keq që Pochettino ka shfryrë ndaj meje, sepse e ka kuptuar gabim atë që unë kam thënë”, deklaroi fillimisht Guardiola.

“ Unë jam shprehur se Harry Kane po shënon shumë gola, por fjalët e mija nuk mund të merren sikur unë nuk kam respektuar Spurs-at, pasi gjithmonë në karrierën time i kam respektuar skuadrat rivale”, shtoi në fund trajneri spanjoll i Manchester City-it. Guardiola dhe Pochettino kanë qenë rivalë që nga periudha që drejtonin në Spanjw njëri Barcelonën e tjetri Espanyol-in.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...