Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Guardiola synon mbrojtësin e Leicesterit, por kushton më shumë se van Dijk

Me largimin e Vincent Kompany drejt Anderlechtit, Pep Guardiola ka piketuar Harry Maguire, mbrojtësin e Leicester City-t, si numrin 1 të përforcimeve të sezonit të ri. Burime pranë “Citizens” konfirmojnë se klubi anglez i Leicesterit nuk dëshiron largimin e Maguire, i cili vetëm shtatorin e shkuar firmosi kontratën e tij të rinovuar me 5 vjet të tjera qëndrimi.

26-vjeçari Maguire, që gjithashtu impenjohet me kombëtaren e  “Tre Luanëve” dhe ishte pjesë e rëndësishme e performancës së tyre në Botëror, mësohet të ketë tashmë bekimin e Guardiolës për t’u konvertuar në një prej lojtarëve të kampionëve të Anglisë, edhe pse këtyre të fundit, për të marrë shërbimet e ti,j do t’u duhet të shpenzojnë një shifër më të lartë sesa kostoja e operacionit të Liverpoolit për shërbimet e Virgil Van Dijk, prej 75 milionë paundësh, duke parë moshën talentin dhe kontratën aktuale të tij.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...