Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Guardiola tek Juventusi? Supozimi që turbullon mendjen e tifozëve

“Jeventusi dhe Guardiola kanë arritur marrëveshjen për katër vitet e ardhshme”. Një lajm që vjen si “bombë atomike” në fillim të kësaj merkatoje vere nga agjencia “AGI” paraditen e kësaj të enjteje dhe që bën të ëndërrojnë tifozët e Juventusit për të parë Cristiano Ronaldon dhe Pep Guardiolën të punojnë së bashku.

“Një pagë prej 24 milionë eurosh në sezon për trajnerin spanjoll, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë më 4 qershor, ndërsa prezantimi më 14 qershor.

Nga Torino në Manchester, në fakt kanë nxituar për ta përgënjeshtruar lajmin se palën janë takuar në Milano. Në fakt, Guardiola ndodhet në Abu Dhabi, ndërsa në Milano nuk është ndalur qoftë për disa orë. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që në vendin aziatik të takohet me pronarët e Manchester City-t për të diskutuar zgjatjen e bashkëpunimit, ose për një lamtumirë të mundshme dy vite para mbylljes së kontratës aktuale. Jemi ende në fazën e supozimeve, por është e vërtetë që edhe “bookmakers”-at favorizojnë transferimin e Guardiolës në Serinë A në të njëjtat kuota me Sarrin, më pas ndjekin, Mourinho, Pochettino, Inzaghi edhe Conte.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...