Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola: Tottenhami na hodhi poshtë katër oferta për Kane, kisha frikë…

Pep Guardiola ka zbuluar se Tottenhami ka refuzuar katër oferta të Manchester City për Harry Kane verën e kaluar dhe pranoi se kishte frikë për ecurinë e sezonit. Presidenti i Spurs-ave, Daniel Levy, u rezistoi të gjitha sulmeve të Citizens, pavarësisht dëshirës së kapitenit të Anglisë për të lëvizur. Kërkesa e tij ishte për 150 milionë stërlina, shumë shumë e ekzagjeruar për City-n.

Kampionët në fuqi trë Premier League-s janë nëntë pikë përpara Liverpoolit të vendit të dytë, por Guardiola ka rezerva për faktin që nuk iu vu në dispozicion një tjetër sulmues si zëvendësues i Kun Agueros.

“Tani mund të thuash, Harry Kane nuk erdhi dhe gjithçka po shkon mirë, por në atë kohë nuk e dija se si do të shkonte sezoni, kishim frikë. Ne u përpoqëm, por Tottenhami e kishte të qartë se nuk do të ndodhte transferimi. Kur të hedhin poshtë ofertën dy, tri apo katër herë, ka mbaruar. Pas kësaj ne pamë skuadrën dhe nuk ishim të sigurt. Më pas humbëm ndaj Spurs-ave dhe kundër Leicester në Community Shield. Nuk kam qenë kurrë i zhgënjyer nga klubi për merkaton.”

Guardiola ende dëshiron të nënshkruajë me një sulmues, me klubin që po lufton për të bindur Erling Haaland që të zgjedhë veriperëndimin e Anglisë në vend të Spanjës, nëse largohet nga Borussia Dortmund këtë verë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...