Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola uron Liverpoolin: E meritoi titullin!

Pep Guardiola tregohet realist dhe uron Liverpoolin për fitimin e titullit kampion, duke theksuar se The Reds e merituan trofeun e Premier League këtë sezon. Një titull i merituar ky për Liverpoolin, siç shprehet edhe Guardiola në një sezon të dominuar nga të kuqtë dhe që u zyrtarizua të enjten e 15 qershorit pas suksesit të Chelsea-T ndaj Manchester City me rezultatin 2-1.

“Urimet më të përzemërta për Liverpool, bënë një sezon të madh dhe e merituan titullin. Ne nuk ishim në nivelet e sezonit të shkuar, nuk kishim vazhdimësi. Liverpool luajti çdo ndeshje sikur të ishte e fundit, sikur të ishte një finale, ndërsa ne nuk e bëmë diçka të tillë. Klopp iu ka dhënë shumë besim lojtarëve të tij dhe ata e kanë treguar gjatë gjithë sezonit. Para dy sezonesh, ne kishim 25 pikë më shumë se Liverpool, këtë sezon ata kanë 23 pikë më shumë se ne. Normalisht që do të mundohemi ta ngushtojmë sa më shumë këtë diferencë sezonin e ardhshëm. Ne jemi ende në garë për objektivat tjera dhe ky sezon kurrsesi nuk ka përfunduar për ne”, u shpreh Guardiola.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...