Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola: Walker kreu një budallallëk, jam ende i zemëruar me të

Manchester City luan sonte takimin e kthimit të raundit të 1/8-ve në Champions League. “Cityzens” fituan 0-5 sfidën e parë kundër Sportingut të Lisbonës, dhe janë praktikisht të kualifikuar në çerekfinale.

Pep Guardiola nuk do të ketë të gatshëm Kyle Walker për shkak të pezullimit me tre ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në sfidën ndaj Leipzigut.

Trajneri spanjoll nuk ka asnjë mbrojtës të djathtë në dispozicion për ndeshjen e sotme, teksa shprehet se akoma nuk i ka rënë inati në lidhje me veprimin e 31-vjeçarit anglez.

Walker e meriton pezullimin me tre ndeshje, pasi kreu një budallallëk. Më vjen keq, por nuk do të tregohem i butë me të për atë që bëri.

Jam ende i zemëruar, shumë i zemëruar. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai e di që ka gabuar. A e patë si luajti ndaj United?

Klubi vendosi të apelonte vendimin për pezullimin e tij me tre ndeshje, por unë nuk isha dakord”, deklaroi trajneri i Manchester City.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...