Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Guindo apo Seferi? Merr fund dilema, “Këpucën e Artë” e fiton sulmuesi i Laçit

Taulant Seferi dhe Saliou Guindo e mbyllën sezonin në Abissnet Superiore me nga 19 gola. Sulmuesit e Tiranës dhe Laçit shkëlqyen dhe shënuan më shumë se të tjerët, por “Këpucën e Artë” e ka fituar goleadori i Laçit.

Rregullorja e FSHF-së e përcakton qartë se kush triumfon në këtë rast. “Nëse në përfundim të kampionatit kombëtar të futbollit, Abissnet Superiore, rezultojnë dy ose më shumë lojtarë me të njëjtin numër golash, zbatohen kritiret në vijim:

  • Golashënuesi më i mirë është lojtari që ka raportin (gola të shënuar gjithsej) për mbi (ndeshje të luajtura gjithsej) në sezonin përkatës, më të madh.
  • Golashënuesi më i mirë është lojtari që ka raportin (gola të shënuar gjithsej) për mbi (minuta të luajtura gjithsej) në sezonin përkatës, më të madh.
  • Nëse edhe pas zbatimit të kritereve më sipër ka baraspeshë, atëherë për të përcaktuar golashënuesin më të mirë FSHF do të hedhë short për të shpallur golashënuesin më të mirë të sezonit futbollistik.

Lojtari i kombëtares së Malit dhe Laçit, realizoi 19 gola në 33 ndeshje (2836 minuta), ndërsa sulmuesi i Tiranës shënoi 19 golat në 34 ndeshje (2991 minuta). Saliou Guindo shpallet golashënuesi më i mirë sezonal, teksa do të përfitojë edhe një shumë rreth 2 mijë euro.

Vjet u shpall Dejvi Bregu (Teuta) “Këpuca e Artë” e Superiores me 16 gola, ndërsa dy vite më parë triumfoi Kyrian Nwabueze (Laçi) me 24 gola. Hera e tretë që “Këpuca e Artë” zbarkon në Kurbin pas Altin Çukos me 21 gola (1996) dhe Nwabuezes me 24 gola (2020).

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...