Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Guler te Reali falë punës sime”, trajneri portugez: E mësova të luante futboll!

Arda Guler ishte një nga lëvizjet surprizë të Real Madrid këtë verë që e transferoi talentin turk nga Fenerbahce për shifrën e 20 milionë eurove. Edhe pse vetëm 18-vjeçar, fantazisti pritet që të marrë minuta të konsiderueshme me fanellën e “Los Blancos”, pasi në më shumë se një rast vetë ai e ka theksuar se beson te aftësitë e tij dhe se në Madrid nuk ka shkuar për të bërë rezervistin.

Në stërvitjet e para me Realin, Guler ka arritur të evidentohet ndërsa për transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll, merita kërkon edhe ish-trajneri futbollistit te Fenerbahce, Jorge Jesus. Portugezi që aktualisht ka marrë përsipër të drejtojë në Arabi te Al-Hilal, theksoi se Guler është pjesë e Real Madrid pasi ai e aktivizoi në momentin e duhur.

Lexo edhe: 

“Falë meje, Arda Guler arriti të bëhet një lojtar i Real Madrid. Edhe ai vetë e di mirë sa merita kam unë në zhvillimin e tij. Guler pati mundësinë ta tregonte veten pasi unë e aktivizova atë në kohën dhe ndeshjet e duhura. Jam shumë i lumtur që e mësova si të luante futboll në mënyrë korrekte”, u shpreh Jesus.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...