Largimet e Pero Pejic dhe Izair Eminit kanë lënë një gropë të madhe në sulmin e Kukësit, por në pritje të prurjeve të reja në këtë repart trajneri serb Mladen Milinkovic e ka gjetur te Sindrit Guri njeriun gol që kërkonte. 23-vjecari shkodran në miqësoren ndaj Lirisë u rikthye në rolin e qëndërsulmuesit dhe në ato 45 minuta që u aktivizua zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer duke realizuar 2 gola, për ti dhënë një sinjal të fortë trajnerit se pa dyshen Pejic-Emini në skuadër ky Kukës duhet të besojë më shumë te Guri.
Në 2 sfidat e turit të dytë të Championsit ndaj Sherifit të Tiraspolit, ish trajneri i Kukësit Ernest Gjoka e aktivizoi si mesfushor krahu, Gurin ashtu si edhe në një pjesë të mirë të ndeshjeve të kampionatit gjatë sezonit të kaluar. Por edhe di të përshtatet aty ka nevoja skuadra dëshira e sulmuesit shkodran është të luajë në pozicionin e tij të preferuar.
Milinkovic është një trajner që u jep shumë hapësira futbollistëve të rinj dhe këtë tregoi gjatë eksperiencës 1-vjecare te Luftëtari. Guri është i bindur se me trajnerin serb do të ketë më shumë hapësira në formacion, ndërsa beson se Kukësi edhe këtë sezon pavarsisht largimeve do të jetë një skuadër e denjë për të tentuar sërish fitimin e titullit kampion.
Në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta gjatë kësaj periudhe madje ka patur një interesim konkret nga moldavët e Sherifit të Tiraspolit, megjithatë për të ardhmen e 23-vjecarit vendos vetëm Kukësi.
