Futboll

Guri debuton me asist në kampionatin belg

Sindrit Guri debutoi sot në kampionatin belg, teksa në sfidën e parë të kampionatit u preferua si titullar nga trajneri i Oostendes dhe luajti për 90 minuta.

Në sfidën ndaj Mouscronit, e fituar 2-1 nga skuadra e shkodranit, Guri luajti një ndeshje mjaft të mirë, duke dhuruar edhe një asist. Pjesa e parë nuk shkoi aspak mirë për skuadrën e Oostendes, pasi u mbyll me avantazhin minimal të miqve.

Gjithsesi baraspesha u rikthye menjëherë sapo startoi 45-minutëshi i dytë, ku një asist të Gurit e shndërroi në gol Capon. Canesin shënoi golin e fitores për vendasit, ndërsa Mouscron e mbylli sfidën me 9 lojtarë, pas kartonëve të kuq të marrë në minutat e 68 dhe 95.

To Top