Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Guri: Kombëtarja një ëndërr, Kukësi do përfitojë nga largimi im

Ndeshja e tij më e mirë në Kategorinë Superiore erdhi në momentin e duhur për Sindrit Gurin. Me tregolëshin që realizoi në fitoren 4-0 ndaj Partizanit, Guri ishte thjeshtë fantastik me 24-vjeçarin që me meritë u përzgjodh nga Supersport si lojtari më i mirë i ndeshjes.

“Kjo ndeshje erdhi në kohën e duhur dhe në momentin e duhur për mua. Këto tre gola sot ndaj Partizanit do më ndihmojnë të punoj më shumë dhe të rritem më tepër”.

3 gola që mund t’i shërbejnë Gurit për të fituar një ftesë në kombëtare në grumbullimin e ardhshëm të përfaqësueses kuqezi.

“ E kam thënë gjithmonë që për çdo lojtar që luan në kampionatin shqiptar, kombëtarja kuqezi është një ëndërr. Unë do të përpiqem të bëj më të mirën time dhe pastaj i takon trajnerit për të vendosur nëse jam apo jo gati për kombëtaren shqiptare”.

E ardhmja e tij vazhdon të mbetet në pikëpyetje me Gurin që e pranon se mund të largohet nga Kukësi në verë por vetëm në rast se klubi do të përfitojë një shumë të majme nga shitja e tij.

“ Do të bisedoj me drejtuesit e klubit dhe do të arrimë të gjejmë një gjuhë të përbashkët, pra atë që do të jetë më e mira për të dyja palët.Unë jam nën kontratë me Kukësin dhe nëse largohem do të ishte shumë mirë që presidenti Gjici i cili investon shumë të mëdha të kjo skuadër, të përfitojë nga largimi im në një kampionat tjetër”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...